Teleskopi Shumë i Madh - "Very Large Telescope"
Observatori astronomik më i avancuar në botë, që vëzhgon dritën e dukshme
LIVE panoramic image of Paranal ()
Rrjeti ‘Very Large Telescope’ (VLT) është struktura kryesore për astronominë Evropiane me bazë në sipërfaqen e tokës, në këtë fillim mijëvjeçari. Eshtë instrumenti optik më i avancuar në botë, i përbërë nga katër teleskopë njësi me pasqyra kryesore prej 8.2 metra në diametër dhe nga 4 teleskopë ndihmës ‘Auxiliary Telescopes’, të lëvizshëm. Teleskopët mund të punojnë së bashku, duke formuar një interferometër gjigand, ‘ESO Very Large Telescope Interferometer’, duke i dhënë astronomëve foto me resolucion 25 herë më të lartë sesa fotot e bëra vetëm me njërin teleskop. Rrezet e dritës së secilit teleskop kombinohen në VLTI me anën e një sistemi kompleks pasqyrash në tunelet që ndodhen nën tokë. Në këto tunele më tepër se 100 metra të gjatë, drita duhet të mbahet në distanca të barabarta me diferencë midis tyre në rendin 1/1000 mm. Me këtë tip precizioni VLTI mund të rikonstruktojë pamje me resolucion këndor të rendit të miliarksekondit, ekuivalente kjo me ndarjen e dy fenerëve kryesorë të një makine kur ajo ndodhet në Hënë.
Astronomët mund të përdorin edhe vetëm njërin nga teleskopët me pasqyrë kryesore prej 8.2m. Me secilin nga këto teleskopë mund të fotografojmë objekte të errëta që i përkasin magnitudës 30 me një orë ekspozim. Këto objekte janë 4 miliardë herë më të errët se ato që shihen me syrin e lirë.
Teleskopët e mëdhenj janë emëruar: Antu, Kueyen, Melipal dhe Yepun.
LIVE webcam
LIVE image of MELIPAL, also known as UT3 ()
On extremely clear days the magnificent 6739-metre volcano Llullaillaco is visible in the background of this photograph. It is an amazing 190 kilometres away on the border with Argentina. ()
Një tur në Observatorin e Paranal-it
Kliko tek foto për të kryer një tur virtual brenda dhe pranë VLT-së |
Vizito Observatorin e Paranal-it
- Gazetarët, Shkrimtarët shkencorë dhe producentët, luten të shikojnë Vizitat e Medias
- Turistët, studentët dhe Tourist, students and të tjerëluten të shohin Vizitat e Turistëve dhe Studentëve
Teleskopët dhe Instrumentet
Programi mbi instrumentet e VLT është programi më ambicioz i ndërmarrë ndonjëherë për një teleskop të vetëm. Ai përmban aparate fotografik me fushë të gjerë, optikë adaptive, kamera të modifikuara dhe spektrografë, si dhe spektrografë me resolucion të lartë dhe shumë objektivësh, spektrografë që mbulojnë një bandë të gjerë të spektrit, me gjatësi vale nga ultravioleti i thellë (300 nm) deri tek mesi i dritës infrakuqe (24 µm).
Teleskopët njësi
Teleskopët 8.2 metra janë vendosur në ndërtesa kompakte, të kontrolluara termikisht, të cilat rrotullohen të sinkronizuara bashkë me teleskopët. Ky projektim minimizon efektet jo të dëshirueshëm gjatë momenteve të vëzhgimit. Për shembull turbullimet e ajrit në tubin e teleskopit, e cila mund të shkaktohet nga variacionet e temperaturës dhe nga lëvizja e erës. I pari nga teleskopët, ‘Antu’, nisi punën e tij shkencore në 1 Prill 1999. Sot, të katër njësitë e teleskopëve ‘Unit Telescopes’ (UT) si dhe katër teleskopët ndihmës ‘Auxiliary Telescopes’ (AT) janë funksional.
Teleskopët ndihmës
Megjithëse të 4 njësitë e teleskopëve 8.2 metra mund të kombinohen në VLTI, ato në shumicën e rasteve përdoren individualisht dhe vetëm për një numër të limituar netësh janë të lirë për vëzhgime interferometrike. Por katër teleskopët e vegjël ndihmës ‘Auxiliary Telescopes’ (AT) janë të lirë dhe mundësojnë VLTI të punojë çdo natë.
Më shumë informacion është i mundur në këtë link
Shkencë me Teleskopin Shumë të Madh "Very Large Telescope"
VLT ka bërë një impakt të
padiskutueshëm në astronominë vëzhguese.
Është instrumenti më produktiv me bazë
në tokë, dhe rezultatet e VLT kanë çuar
në publikimin mesatarisht të një botimi
shkencor në ditë. VLLT kontribuon shumë
tek ESO duke e bërë këtë observatorin me
bazë në tokë, më produktiv në botë. VLT
ka stimuluar një erë të re zbulimesh, me
disa risi shkencore të dallueshme,
përfshirë foton e parë të një planeti
jasht sistemit diellor (eso0428),
në gjurmimin individual të yjeve që
lëvizin rrotull vrimës së zezë në qendër
të rrugës së qumështit (eso0846),
dhe duke vëzhguar ndriçimin që pason nga
një shpërthim rrezesh gama më i largëti deri
më sot.
Synimet shkencore
Qëllimi kryesor teleskopët me aperturë të madhe optik dhe infra të kuq. Aplikime duke përfshirë galaktikat me zhvendosje të kuqe shumë të madhe, formimin e yjeve, ekzoplanetëve dhe sistemeve protoplanetare.
Më shumë rreth shkencës me VLT
- Science ëithShkencë me teleskopët e ESO-s
- 10 zbulimet më kryesore të ESO-s në fushën e astronomisë, n° 1, 3, 4, 5, 6, 7, 8 (gjithashtu mund ta gjeni dhe si prezantim)
Më shumë rreth "Very Large Telescope"
- Më shumë fakte interesante janë tek faqja e pyetjeve më të shpeshta.
- Më shumë foto dhe video janë tek arkivi i multimedias i ESO-s
- Lexo më shumë rreth këtij teleskopi tek broshura e VLT in formatin PDF
- Për Shkencëtarët:për më shumë informacion të detajuar, lutemi të shihni faqet tona teknike.
- Më shumë informacion i përgjithshëm dhe teknik gjendet tek "Libri i bardhë" i VLT.
Rezidenca
Hoteli i VLT, Rezidenca, është një ndërtesë që ka fituar çmim, dhe që ka shërbyer si sfond i i një pjese të filmit Quantum of Solace me personazhin James Bond.
Përmbledhje e VLT
Shkarko përmbledhjen e VLT-së nga arkivi i videove.
VLT
|
VLT në hartën e Google-s
Shkarko modelin në 3D të teleskopëve dhe shihi ato në Google Earth (në formatin kmz, 4.8MB)