APEX
Duke arritur maja të reja në astronominë submilimetrike
ESO përdor teleskopin "Atacama Pathfinder Experiment", APEX, tek njëri nga vendet më të larta vrojtuese në Tokë, në një lartësi prej 5100 metrash, lart në pllajën Chajnantor në Kilii. APEX është një teleskop me diametër prej 12 metrash dhe punon në gjatësitë milimetrike dhe submilimetrike të valës – ndërmjet dritës infrakuqe dhe valëve radio. Astronomia submilimetrike hap një dritare Universin e ftohtë me pluhur dhe të largët, por sinjalet e dobtët që vijnë nga hapsira thithen shumë nga avujt e ujit në atmosferën e Tokës. Chajnantor është një vend ideal për këtë lloj teleskopi, si një nga zonat më të thata në tokë dhe është më shumë se 750 metra më lart se observatorët në Mauna Kea, dhe 2400 metra më lart se ‘Very Large Telescope’ (VLT) në Cerro Paranal. Një tur tek Pllaja Chajnantor
APEX është teleskopi më i madh që studion gjatësitë e valëve të rendit nënmilimetrik, në hemisferën e jugut. Ai ka një seri instrumentesh të ndryshme, të cilat astronomët mund t’i përdorin në vëzhgimet e tyre, më i madhi prej tyre është LABOCA, kamera e madhe bolometrike ‘the Large APEX Bolometer Camera’. LABOCA përdor një rrjet tepër të ndjeshëm termometrash – të njohur si bolometra – për të detektuar dritën submilimetrike. Me gati 300 piksela, ajo është kamera më e madhe e këtij lloji. Në mënyrë që të detektojë ndryshime shumë të vogla temperaturës të shkaktuara nga rrezatimi i dobët nënmilimetrik, secili nga këto termometra ftohet në më pak se 0.3 gradë mbi zeron absolute – në -272.85 gradë Celsius. Ndjeshmëria e lartë e LABOCA-s së bashku me fushën e gjerë të pamjes (një e treta e diametrit të Hënës së plotë), e bën atë një pajisje të paçmuar për fotografimin nënmilimetrik të Universit. APEX është një prototip për ALMA, ‘Atacama Large Millimeter/submillimeter Array’, një teleskop i ri revolucionar, të cilin ESO së bashku me partnerët e tij ndërkombëtarë, po e ndërtojnë në pllajën Chajnantor. APEX bazohet në një antenë prototip të ndërtuar për projektin ALMA, dhe do të zbulojë shumë objekte, të cilat ALMA do ti studiojë me imtësi. APEX është fruti i një bashkëpunimi ndërmjet ‘Max Planck Institute for Radio Astronomy’ (MPIfR, 55%), ‘Onsala Space Observatory’ (OSO, 13%), dhe ESO (32%). Teleskopi është në përdorim nga ESO. Shkencw me Teleskopwt e APEX
Arritjet shkencoreAstrokimi, Universi i ftohtë. Më shumë rreth shkencës me APEX
Më shumë rreth Teleskopit APEX
|
APEX TrailerDownload this trailer in other formats from the Video archive.
APEX
A e dini se?
Qiejt tek zonat ku ndodhet ESO në Kili janë aq të errëta sa në një natë të qartë pa Hënë është e mundur të shihni hijen tuaj të formuar nga drita e Rrugës së Qumështit.
|
Shkurt rreth APEX |
APEX në Hartën e Google-s. |