ALMA
Në kërkim për origjinat tona kozmike
Çfarë është ALMA?
Lart në pllajën Chajnantor në Andet e Kilit, ‘European Southern Observatory (ESO), së bashku me partnerët e tij ndërkombëtarë, po ndërton ALMA-n – një teleskop të fjalës së fundit me anën e të cilit do të studiohet drita e disa prej objekteve më të ftohtë në Univers. Drita do të ketë gjatësi vale rreth një milimetër, ndërmjet dritës infrakuqe dhe valëve radio, gjithashtu njihet dhe me termin rrezatim milimetrik dhe submilimetrik. Alma përfshin 66 antena me precizion të lartë, të përhapura në një fushë deri në 16 kilometra. Ky bashkëpunim global është projekti më i madh që ekziston, në fushën e astronomisë me bazë në tokë.
Çfarë është astronomia nënmilimetrike?
Drita në këto gjatësi vale ndriçon nga retë e mëdha në hapësirën ndëryjore, në temperatura vetëm disa të dhjetat e gradës mbi zeron absolute, dhe nga disa nga galaktikat më të reja dhe njëkohësisht më të largëta në Univers. Astronomët do ta përdorin këtë dritë për të studiuar kushtet kimike dhe fizike në retë molekulare – këto zona të dendura me gaz e pluhur, aty ku lindin yjet e rinj. Shpesh këto zona të Universit janë të errëta dhe të errëta kur shihen në dritën e dukshme, por ato ndriçojnë në pjesën milimetrike dhe submilimetrike të spektrit.
Pse ALMA duhet ndërtuar në Andet e larta?
Rrezatimi milimetrik dhe submilimetrik hap një dritare në Universin e ftohtë dhe enigmatik, por sinjalet nga hapësira thithen shumë nga avujt e ujit në atmosferën e Tokës. Teleskopët e këtij lloji duhet të ndërtohen në zona të ngritura dhe të thata, si pllaja në Chajnantor me lartësi 5000 metra mbi nivelin e detit, aty ku ndodhet observatori astronomik me lartësinë më të madhe në Tokë.
Me vendndodhje rreth 50 km në lindje të San Pedro-s të Atacama-s në Kilin e veriut, është një nga vendet më të thata në Tokë. Astronomët atje gjejnë kushte maksimale vëzhgimi, por atyre i duhet të punojnë në kushte shumë të vështira. Chajnantor-i është më shumë se 750 metra më lart se observatorët e Mauna Kea-s, dhe 2400 metra më lart se VLT në Cerro Paranal.
Një vizitë në Pllajën Chajnantor
To visit the ALMA Site, please see Media Visits
Pse ALMA është një interferometër?
ALMA do të jetë një teleskop me një projekt revolucionar, ajo do të përbëhet nga 66 antena me saktësi të lartë, duke punuar në gjatësitë nga 0.3 në 9.6 mm të valëve të dritës. Pjesa kryesore e saj do të përbëhet nga 50 antena secila me diametër 12 metra, duke funksionuar si një teleskop i vetëm – një interferometër. Kësaj i shtohet një rrjet prej 4 antenash me diametër 12 metra dhe 12 antena të tjera me diametër 7 metra. Antenat mund të lëvizin nëpër shkretëtirë në distanca nga 150 metra në 16 kilometra, kjo i jep ALMA-s një ndryshueshmëri të madhe në zmadhim. Ajo do të jetë e aftë të kontrollojë Universin në gjatësitë e valëve milimetrike dhe submilimetrike me ndjeshmëri dhe rezolucion më të lartë se më parë. Ajo do të ketë një qartësi deri në 10 herë më të lartë se ‘Hubble Space Telescope’ duke plotësuar imazhet e marra nga Interferometri VLT.
Science with ALMA
ALMA
është teleskopi më i fuqishëm që vëzhgon e Universin e ftohtë – gazin molekular
dhe pluhurin si dhe rrezatimin fosil të Big Bang-ut. ALMA do të studiojë
materialin nga janë formuar yjet, sistemet planetare, galaktikat si dhe vetë
jetën. Duke furnizuar shkencëtarët me foto të detajuara të yjeve dhe
planetëve që janë duke lindur në retë gazore pranë Sistemit tonë Diellor, duke
zbuluar galaktikat në kufirin e Universit të vëzhgueshëm, të cilin ne e shohim
siç ka qenë afërsisht 10 miliardë vjet më parë. Me informacionet e marra
astronomët do të rishikojnë dhe njëherë pyetjet më thelbësore mbi origjinën tonë
kozmike.
Ndërtimi i ALMA-s do të kompletohet në vitin 2013, por kërkimet shkencore me grupin e pjesshëm të antenave do të fillojë në vitin 2011. Për më shumë informacion shih botimin për shtyp eso1137.
Projekti ALMA është një partneritet ndërmjet Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore në bashkëpunim me Republikën e Kilit, në Amerikën e Veriut nga U.S. ‘National Science Foundation’. ALMA është themeluar në Evropë nga ESO, në Amerikën e Veriut nga U.S. National Science Foundation (NSF) në bashkëpunim me "National Research Council" të Kanada-së (NRC) nga "National Science Council" të Tajvanit (NSC) dhe nga Azia Lindore nga "National Institutes of Natural Sciences" (NINS) të Japonisë.në Bashkëpunim me "Academia Sinica" (AS) në Tajvan. Ndërtimi dhe përdorimi i ALMA-s do të bëhen në Evropë nga ESO, në "Ameruikën e Veriut nga "National Radio Astronomy Observatory" (NRAO), e cila do të menaxhohet nga "Associated Universities, Inc." (AUI) dhe nga Azia Lindore nga "National Astronomical Observatory" i Japonisë (NAOJ). Observatori i Bashkuar i ALMA-s (JAO) tregon për një udhëheqje dhe menaxhim të bashkuar duke mundësuar funksionimin e ALMA-s.
Arritjet Shkencore
Yll formim, re molekulare, Universi i hershëm.
Më shumë rreth Observatorit ALMA
- Antenat e ALMA-s
- Transportuesit e ALMA-s
- ALMA dhe Interferometria
- Më shumë fakte interesante janë tek faqja e pyetjeve më të shpeshta "FAQ".
- Lexo më shumë rreth këtij observatori tek broshura e ALMA-s në formatin PDF.
- Më shumë Arkivi i fotove të ALMA-s dhe Arkivi i videove të ALMA-s janë të disponueshme tek arkivi i multimedias së ESO-s.
- Për shkencëtarët: për më shumë informacion të detajuar lutemi të vizitoni faqet tona teknike.
- Vizitoni faqen në internet të observatorit ALMA.
Shfaqja në Planetarium e ALMA-s
"Në kërkim të origjinave tona kozmike" është një shfaqje frymëzuese, duke prezantuar ALMA-n, thsi projektim më të madh në ekzistencë. Lexo më shumë tek faqja e internetit mbi Origjinën Kozmike.
Një përmbledhje e shkurtër rreth ALMA-s.
Mund ta shkarkoni këtë përmbledhje të shkurtër në formate të tjera nga Arkivi i Videove.
ALMA
|
The two ALMA transporters each weigh 132.5 tonnes and have twin engines each rated at 500 kW each (at sea level). This gives a total of about 1400 horsepower, and is equivalent to about 20 "Smart Fortwo" cars.
ALMA në hartën e Google-s.
konat e antenave në këtë fotografi tregojnë pozicionin e antenave në kohë reale në pllajën Chajnantor (AOS).