potw1251-sq — Foto e Javës
Paranal-i dhe hija e Tokës
17 Dhjetor 2012: Ambasadori i fotove të ESO-s, Babak Tafreshi ka kapur një tjetër fotografi panoramike të Observatorit Paranal ESO. Në plan të parë është peisazhi malor dramatik i shkretëtirës së Atacama-s. Në të majtë, në majën më të lartë është ESO, Teleskopi Shumë i Madh, (Very Large Telescope, VLT), dhe përpara tij paksa më poshtë, është Teleskopi VISTA, teleskopi për astronominë që shikon dritën e dukshme dhe atë infra të kuqe, (Visible and Infrared Survey Telescope for Astronomy). Në sfond duket qielli i Paranal-it, me ngjyrat e bukura të lindjes së Diellit. Duke parë matanë horizontit, shohim detin e reve sipër Oqeanit Paqësor, i cili shtrihet vetëm 12 kilometra larg Paranal-it. Mbi horizont, atje ku deti i reve takohet me qiellin, bie në sy një fashë e errët. Kjo fashë e errët është hija e Tokës, e hedhur nga planeti mbi atmosferën e vet. Ky fenomen mund të shihet ndonjëherë gjatë kohës ...